E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollozhani: “Tiranen e hedhim nokaut”

Mesfushori i avancuar shqiptar nga Maqedonia, Artim Pollozhani, ishte një nga blerjet dimërore të Dinamos. Lojtari i huazuar nga Tus Koblenz në Bundesliga 2 e ka përvojën e mjaftueshme në kampionatin shqiptar, pasi dhe më parë ka qenë në forcë me Dinamon disa sezone më parë. "Jam i bindur se do ta hedhim nokaut Tiranën. Thjesht, besoj se jemi një ekip më i mirë. Me një tripikësh toni dhe një hap fals të Partizanit, do të zgjidhim shumë dilema përsa i përket titullit kampion. Më mungon Tus Koblenz? Po, aty kalova shumë mirë falë edhe pranisë së Fatmir Vatës, Adrian Gjokaj dhe tani së fundi erdhi edhe Njazi Kuqi. Shpresoj të rikthehem në verë"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›