E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner-Metës:Të përmirësohet situata politike

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi sot në orët e paradites një takim me ministrin e jashtëm francez Bernard Kouchner. Meta falenderoi nga ana e tij Francën për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese ndërsa tha se vendi ynë është gati për liberalizimin e vizave. Gjithashtu kryediplomati shqiptar e ftoi zotin Kouchner për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Meta njoftoi se së shpejti do të mbahet edhe një forum ekonomik mes dy vendeve ndërsa Kouchner vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria deri më tani. "Pranova me kënaqësi ftesën për të vizituar Tiranën", u shpreh Kouchner. Gjithësesi ai gjeti rastin të ftojë klasën politike që të përmirësojë situatën politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›