Kouchner: Mund të ndodhë ‘befasi e mirë’ në Kosovë
Bruksel (start)-Shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner tha në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, se misioni civil evropian në Kosovë, EULEX, do të fillojë punën së shpejti.
Kouchner saktësoi se EULEX-i do të vendoset brenda disa ditësh në Kosovë, por nuk dha një datë të saktë.
Kouchner deklaroi se mund të ndodhë një "befasi e mirë" në Kosovë nëse merren parasysh qëndrimet edhe të shqiptarëve edhe të serbëve. "Në kohën e fundit nuk ishte fare lehtë, ngase duhej zgjidhur problemet ligjore, raportin në mes të Rezolutës 1244 dhe domosdoshmërisë që BE-ja të merrte përgjegjësinë", ka thënë Kouchner. Kochner ka thënë se, në kohën e fundit shqiptarët nuk ishin të kënaqur, ndërsa më herët të pakënaqur ishin serbët - mirëpo sipas tij, "gjërat po përparojnë në mënyrë pozitive".
Ambasador i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë trysni mbi Prishtinën që të pranojë planin gjashtëpikësh të Ban Ki-Moonit.