Ministria suedeze Carlsson viziton nesër Kosovën
Prishtinë (start)-Gjatë ditës së nesërme do të mbërrijë për një vizitë në Kosovë ministrja suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Gunilla Carlsson. Gjatë vizitës së saj, Carlsson do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni. Takimi që do të zhvillohet rreth orës 11:00, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë, do të shoqërohet edhe me një konferencë shtypi për gazetarët.