Rojter: EULEX nis me 9 dhjetor shtrirjen
Prishtinë (bbc/start)-shefi i zyrës për komunikim të misionit të BE-së në Prishtinë Viktor Rojter, thotë se misioni EULEX do të nisë të veprojë zyrtarisht më 9 dhjetor. Rojter deklaroi se nëntë dhjetori është dita kur policët, gjykatësit, prokurorët dhe doganierët e EULEX-it do të marrin fizikisht përsipër veprimin operativ të misionit në terren.
“Kjo do të thotë se ata do t'u bashkohen kolegëve të tyre në zyrat e policisë, në gjykata dhe në shërbimet e doganës", tha Rojter për BBC-në. Sipas tij bëhet fjalë për 1300 nëpunës ndërkombëtarë dhe një duzinë nëpunësish lokalë që EULEX-it deri në fund të javës i mundëson masën kritike për të filluar zbatimin e mandatit.
Është paraparë që misioni të ketë gjithsej 1900 pjesëtarë ndërkombëtarë dhe 1100 pjesëtarë lokalë dhe se ky numër duhet të arrihet deri në fund të dimrit kur EULEX do të jetë plotësisht operativ.
Rojter pohon se EULEX-i do të shtrihet edhe në veri të Kosovës, duke shtuar se mandati i misionit është që të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.