E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vdesin dy persona nga erërat e forta

Peloponez-Si pasojë e erërave të forta që përfshinë sot Peloponezin, në jugperëndim të Greqisë, të paktën dy emigrantë bullgarë humbën jetën dhe një tjetër shtetas bullgar u plagos lehtë, bënë të ditur burime të policisë lokale. Tre personat ndodheshin në një veturë që u përfshi nga erërat e forta dhe u përplas me një mur rrethues pranë lokalitetit të Vardas.

Dy nga tre pasagjerët humbën jetën nga goditjet dhe personi i tretë u dërgua në spital pasi kishte marrë plagë të lehta. Erërat e forta kanë shkaktuar shumë dëme materiale në Vardas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›