Berisha: Më 28 Qershor humbi Rama dhe nastradinizmi
Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të unazës së Laçit tha se 28 Qershori pati një humbës të madh, Edi Ramën dhe mashtrimet e tij. "Rama, një kundërshtar komod që kalon nga humbja në humbje"
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e përurimeve dhe bashkë me të edhe atë të sulmeve ndaj kryetarit të PS, Edi Rama. Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të unazës së Laçit tha se 28 Qershori pati një humbës të madh, Edi Ramën dhe mashtrimet e tij.
"28 qershori nuk kishte qytetarë të humbur, pasi projektet tona janë të vlefshme për çdo qytetar shqiptar. Por 28 qershori kishte një humbës të madh, humbi Edi Rama dhe nastradinizmi i tij. Ai ju parashtroi shqiptarëve doktrinën e mashtrimit dhe shqiptarët e hodhën aty ku meritonte, në koshin e humbjes", tha Kryeministri Berisha ,duke e konsideruar zotin Rama "një kundërshtar komod që kalon nga humbja në humbje".
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha vijoi më pas përurimin e disa rrugëve në rrethin e Kurbinit, ku informoi banorët se "Ministria e Punëve Publike ka marrë porosi të prerë të ndërtojë hyrjen dhe daljen e qytetit të Lacit". Dy ditë më parë, Berisha nga Kamza e cilësoi Edi Ramën si një ish-kryetar të PS-së.
(d.b/BalkanWeb)