E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas bombola nga pakujdesia, digjet pjesërisht shtëpia

Nga shpërthim i një bombole gazi sot paradite ka pësuar djegie pjesërisht shtëpia e familjes së shtetases Lumturi Dauti, por fatmirësisht nuk ka patur të plagosur. Shkak i shpërthimit ka qënë pakujdesia në përdorimin e bombolës 

GRAMSH-Një bombol gazi për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në një familje në qytetin e Gramshit. Nga shpërthim i një bombole gazi sot paradite ka pësuar djegie pjesërisht shtëpia e familjes së shtetases Lumturi Dauti, por fatmirësisht nuk ka patur të plagosur. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve ka bërë të shpëtojë pjesa më e madhe e shtëpisë, ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar në kuzhinë. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i shpërthimit ka qënë pakujdesia në përdorimin e bombolës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›