E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kover: Hungaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Hungaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës. Gjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laszlo Kover, u theksua se marrëdhëniet do të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Thaçi ka prezantuar arritjet  e institucioneve në procesin e ndërtimit të shtetit demokratik të Kosovës, përkushtimet e Qeverisë për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin.

Më tej, duke u ndalur në vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në këtë kuadër edhe angazhimet institucionale për përmbushjen e axhendës evropiane të integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›