E Diel, 1 Nëntor 2026

Kozmikomikët: Mbi burrërinë dhe homoseksualitetin*

Gazetari Koloreto Cukali replikon me z. Mustafa Nano përmes një shkrimi të publikuar në revistën Klan

 Nano kishte publikuar në Respublica.al, një shkrim ku kundërshtonte rastin e një humori ndaj komunitetit gej në spektaklin The Voice of Albania.

 

Nga Koloreto Cukali

Ka disa kohë që po përtypja disa ide mbi homoseksualitetin dhe Shqipërinë, por më duhej vetëm një ngacmim për të më bërë të ulem e të shkruaj. Sebep u bë reagimi i Mustafa Nanos te Respublica.al, ku z. Nano orientoi një kritikë të rreptë duke e konsideruar homofobi batutën e Sidrit Bejlerit në emisionin The Voice of Albania, ku traineri duke folur për një këngë të konkurentit Lundrim, u shpreh që versioni origjinal, ai i Xhorxh Majkllit, nuk ishte dhe aq burrëror.

Kritika e Mustafa Nanos u mbështet dhe online, komentet e çuan në skaj kritikën, duke kërkuar deri edhe pushimin e Sidritit nga puna, etj. Dikush shkruante që 3 trainerët e tjerë që qeshën, duhet të kërkojnë falje publike! Sepse… qeshën!! Le të flasim pra, pa doreza për Xhorxh Majkllin, gejtë, burrat namuzqarë (siç i ironizon z. Nano) dhe Shqipërinë.

Për lehtësi shkrimi, po i shmangem komplikacioneve në emërtim dhe diskursit se kush është gej, kush lesbo, kush transgjinor e kush biseksual.Poi quaj thjesht dhe miqësisht gej.

Unë dhe gejtë

E njoh realitetin gej që nga angazhimi im i hershëm me OJQ-të në fillim të viteve 90 kur disa pak prej tyre luftuan për të hequr ligjin enverist që dënonte gejtë në kohëra vërtet problematike për ta. Kam qenë në konferenca gej evropiane, njoh problematikat, kam shumë miq gej, disa dhe mjaft të afërt, dhe kam në shtëpi albumin Older të Xhorxh Majkllit.

Mbi trekëndëshin e çifutëve

Xhorxh Majklli është gej. Në botë ka shumë gej, por më shumë jo-gej. Ka dhe një pafundësi barcaletash me gej. Një nga gejtë më simpatikë të botës, sir Elton Xhon, bën pafund batuta e tallje me gejtë. Por, Sidriti, duhet të pushohet!

Sepse, siç ma sqaroi dikush, vetëm gejtë kanë të drejtë të bëjnë batuta me homo. Vetëm romët kanë të drejtë ti thonë njëri tjetrit jevg.

A do të ishte mërzitur z. Nano nëse Sidriti do të ishte gej, e do të thoshte ato kunjat për Xhorxh Majkllin? Sigurisht që jo. Sepse, a mund ta quanim homofob një gej? Dhe, a u lejohet gejve të qeshin me batutën e Sidritit?Apoduhet të dalin të kërkojnë falje nëse qeshin?

Këtu kemi shenjat e para të diskriminimit në krah të kundërt. Paska disa humore që disa janë të privilegjuar për ti bërë e për të qeshur, por jo për ne heteroseksualët e gjorë. Barcaleta me bjondet duhet ti thonë vetëm bjondet, ndërsa barcaleta me kafshët, askush. Përveç, po pati qejf macja ime të tregojë ndonjë.

Por, edhe sikur vetëm gejve ti tolerohet humori mbi gejtë, në këto kohëra të vështira, kur gejtë nuk dalin hapur, si do ia bënte z. Nano për të dalluar se kush është gej e kush jo?Apotu vëmë nga një fjongo? Meqë fjongoja do më faturohet si sidritizëm, mos duhet tu vëmë një trekëndësh siç ua vinin gjermanët hebrenjve?Kushka trekëndësh le të bëjë batuta. Le të qeshë. Ju pa trekëndësh, dilni kërkoni falje. Dhe, meqë vetëm romëve u lejohet të thonë jevg mos duhet tu vëmë dhe atyre një trekëndësh? Por, le të kthehemi te Xhorxhi.

Mbi Xhorxh Majkllin

Gjithçka filloi mbi një batutë se Xhorxhi nuk është burrë. Shprehjen filani nuk është burrë ne e përdorim vazhdimisht, në shumë situata. Dikush që nuk na ngre telefonin, dikush që nuk ka guxim tia plasë shefit në fytyrë, dikush që na shkel besimin, dikush që nuk mban fjalën, etj, etj. nuk është burrë.

Por, çfarë është një burrë? Nga se përkufizohet? Nga zëri i trashë? Sa meshkuj ka me zë të hollë! Nga organi gjenital?Pohermafroditët! Nga mjekrat?Poqoset! Nëse nuk ekziston një përkufizim për burrë me çtë drejtë Xhorxh Majklli duhet të mërzitet që dikush i thotë nuk e ke kënduar dhe aq si burrë?

A ka shumë sens të shtrohet çështja pse i tha sje burrë, kur shumë homoseksualë me përkëdheli preferojnë ta thërrasin veten ajo? pa përmendur pjesën tjetër që preferojnë rroba femrash, etj. A duhet të ketë një etikë televizive? Sigurisht që po.

Mbi realitetin verbal

Etika e një vendi i përgjigjet zhvillimit të shoqërisë që atij vendi. Shqipëria është një vend ku figurat publike dalin e shajnë me libër shtëpie individë të tjerë, akuzojnë, fyejnë, shpifin. Ligjërimin televiziv, pra standartet, i vendos niveli i shoqërisë. Ne jemi ashtu, prandaj na flasin ashtu në ekran e media. Që të mos flasin ashtu, duhet të reformohemi ne që i shohim. Dhe, fraza burrat namusqarë të Shqipërisë a mund të ishte fyese për tërë ata që e mendojnë ashtu për Xhorxh Majkllin?Apo… namuzqarët janë të këqinjtë, ata nuk i mbron as zonja Klinton. Ne duhet të ecim përpara si shoqëri, dhe etika do të gjejë vetë parametrat e vet. Nëse pushojmë Sidin, çfarë do të ndodhë? Do të behemi vendi më gej-friendly në Evropë, dhe Evropa do na ndjekë nga pas?

Nga reagimi i Mustafait, ndjeva sikur të jesh gej është sëmundje, dhe ti nuk mund të tallesh me vuajtjen e tjetrit! Atë sëmundje, mund ta kishte edhe fëmija yt më erdhi fraza në vesh. E di që nuk e tha ashtu, por, a nuk kemi hyrë në zonën ku mund të interpretojmë çdo gjë?

Mbi sferën gej

Bota gej është relativisht komplekse në marrëdhënie me botën jo gej dhe me vetveten. Ndaj gejve ka diskriminim, i cili në shumë raste kalon çdo lloj parametri njerëzor e demokratik. Gejtë, kryesisht ata më të pambrojturit, që skanë as shtëpi e as pozitë, as para e as miq, goditen, rrihen, shpesh edhe nga njerëz me uniforma shtetërore. Ata nuk punësohen, nuk kanë shkollim, janë të dhunshëm, mezi mbijetojnë. Të jesh gej të shohin shtrembër. Mund të mos të të marrin në punë. Mund të të nxjerrin nga shtëpia. Mund dhe të të godasin.

Aq më keq kur të qenit gej përzjehet me margjina të tjera, psh, dikush është dhe gej edhe i papunë, gej edhe prostitutë, gej edhe i varfër, gej dhe i pashkolluar.

Mbi anën e errët të sferës gej

Por, bota gej na shfaqet me problematika të tjera, të thella, të cilat ata që i përkasin kësaj bote i njohin mirë. Nuk janë të pakta rastet e nepotizmit seksual, ku një drejtues institucioni gej e mbush me gej të tjerë jashtë parametrave profesionalë vendin e punës. Njësoj si ata meshkujt që punësojnë vetëm vajza seksi, beqare e të reja. Nuk janë të pakta rastet, kur gejtë me përvojë manipulojnë mendjet e njoma dhe seksualitetet ende të turbulluara të 14-16 vjeçarëve për ti tërhequr në sferën e tyre. Ka shumë gej që bëjnë jetë të dyfishtë, duke u martuar e bërë fëmijë thjesht për koperturë. Moralisht e gjykoj të pandershme të marrësh në qafë një grua e fëmijët e tu, për të cilët ke për të qenë përherë bashkëshort e baba part time. Këto problematika kanë nevojë të adresohenbredabotës gej, që lufta e tyre të jetë pastaj e hapur parimore, dhe bota jo gej ti mbështesë.

Mbi luftën gej

Sigurisht që ka një kauzë gej. Kushdo duhet të ketë lirinë dhe garancinë që të thotë atë që është e të mos paragjykohet për atë që është. Edhe pse, në një vend ku të paragjykojnë që nga lagjja ku je rritur e te partia që voton, kjo është një luftë e gjatë. Dhe kjo luftë, nuk bëhet duke luajtur rolin e viktimës sa herë dikush bën një humor.

Kjo nuk ka asgjë ndryshe sesa ai rasti kur u ngritën të linçonin 2 artistë se bënë një skeç me papën.Apolufta për disa karikatura të Muhametit. Linçimet nuk mund të jenë armë lufte për të drejtën.

Shoqëria, zhvillohet si e tërë. Ne duhet të luftojmë duke reformuar krejt shoqërinë, e jo duke reformuar humorin. Lufta për të drejtat e një grupi me një zgjedhje të caktuar nuk bëhet duke i hequr të drejtën e të qeshurit cave.

Lufta për të ndryshuar shoqërinë fillon nga vetja. Komuniteti gej, duhet të fillojë të dalë haptas. Shoqëria do të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›