E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Makro rajoni Adriatiko-Jonian ka një rëndësi themelore për Ballkanin Perëndimor

08-02-2012 / Gazeta 55

Me 19 janar, Kryeministri Berisha priti në një takim zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Marta Dassu. Gjatë bisedës së zhvilluar me të kreu i qeverisë shqiptare pati vlerësuar bashkëpunimin ekonomik dhe investimet italiane në Shqipëri. Berisha shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme qe do te afronin vendin ne BE.  Zv.ministrija Dassu e njohu Kryeministrin Berisha shkurtimisht me reformat e qeverisë z. Monti duke theksuar rëndësinë që qeveria italiane i jep forcimit të BE-së, si dhe procesit të zgjerimit veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria italiane pohon interesin në rritje të biznesit italian, për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesit të zëvendësministres italiane Dassu për Makro Rajonin Adriatiko – Jonian, e çmoi këtë projekt si të një rëndësie themelore për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri nënvizoi mungesën e projekteve rajonale dhe e konsideroi këtë projekt si një përgjigje adekuate që plotëson këtë boshllëk të rëndësishëm. Kryeministri theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre projekteve si një motor i rëndësishëm i integrimit dhe i zhvillimit shumë planësh rajonal.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›