E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Deshmoreve, organizohen vetem forcat e majta

Ndryshe nga vitet e tjera, Dita e Deshmoreve ne Korce i ka gjetur te ndare jo vetem krahet e politikes, por edhe institucionet shteterore. Duket se shkak per kete ndarje, eshte bere vete bashkia e Korces, e cila ka vendosur qe aktivitetet per kete dite, t'i organizoje vetem me forcat e majta, duke perjashtuar institucionet e tjera shteterore, gje qe ka sjelle edhe reagimin e ketyre te fundit. Perfaqesues te bashkise, shoqates se veteraneve, familjare te te reneve dhe forcat e majta, kane bere homazhe dhe kane vendosur kurora ne Varrezat e Deshmoreve te rrethit, duke kujtuar dhe vleresuar te gjithe ata qe dhane jeten per lirine e vendit. Pas tyre, kane vijuar nderimet per te renet, forcat e djathta politike dhe institucionet shteterore te rajonit. Ne Monumentin e Partizanit, jane vendosur kurora nga prefektja, Elfrida Zefi, kryetari i Qarkut dhe krere te politikes se djathte, duke mbajtur nje minute heshtje, ne nderim te sakrifices per atdheun. Me mbarimin e ceremonise perkujtimore, prefektja Zefi, nepermjet nje deklarate ka akuzuar bashkine e Korces, se ka shkelur protokollin me rastin e festave, duke perjashtuar qellimisht nga ceremonite per 5 Majin, institucionet e tjera shteterore. "Me gjithe kembenguljen e institucionit te Prefektures, bashkia e Korces ka shprehur dhe ka bere realitet vendosmerine per te organizuar ceremonialin ne varrezat e deshmoreve,duke perjashtuar institucionet shteterore. Ky veprim ka shkelur hapur rregullat dhe protokollin e organizimit te ceremonialeve, duke tentuar keshtu te ndaje dhe me keq akoma, te privatizoje gjakun e te reneve", eshte shprehur gjate fjales se saj prefektja, Elfrida Zefi. D.Zizi

Politika

Shume here politika ka ndare drejtuesit e partive politike, por edhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme ne homazhet qe kryhen per nder te te reneve gjate luftes. Kete vit per here te pare ne Tirane, jane bashkuar disa institucione te rendesishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›