Selo Peci, per 50 vjet, lule deshmoreve
Me nje buqete me lule ne duar, ngjit maloren e kodres e cila te con tek Varrezat e Deshmoreve te Kombit, nderkohe qe me sy kerkon ndonje nga miqte e tij. E ndersa, ne kete dite ka shume njerez te cilet jane vizitore te ketij vendi, Selo Peci drejtohet per tek varri i Qemal Stafes. Aty vendos buqeten e luleve, ndersa vazhdon te zbrese tatepjete ne varrezat e tjera. Zgjimi i tij ne diten e 5 Majit ka qene me nje motiv, per te shkuar tek Varrezat e Deshmoreve, per te takuar aty miqte e tij te cilet kane te aferm te rene gjate luftes, apo kane marre pjese ne lufte edhe ndihen krenare per ate cka eshte arritur ne ate kohe. Selua eshte ngritur heret per te takuar kreret e partive politike, te cilet vetem ne kete dite jane te bashkuar per te nderuar te renet gjate Luftes Nacional Clirimtare. "Une vij ketu cdo 5 Maj, por vij edhe per Festat e Nentorit. Kjo me eshte bere si nje tradite e familjes sime, por edhe e miqve te mi. Te gjithe ne qe kemi jetuar ne nje kohe te veshtire sot ne diten e 5 Majit, ribetohemi per amanetin e atyre qe prehen ketu, per liri, drejtesi, demokraci", ka pohuar per gazeten "Koha Jone" Selo Peci.
Historia
E ndersa e pyet se dikush nga te afermit e tij ka qene apo jo deshmor, ai tregon se i ati ka luftuar ne zonat e Korces dhe te Elbasanit. "Babai im ka marre pjese ne lufte, dhe madje eshte plagosur lehte. Ai ka luftuar, nderkohe qe ne na tregonte gjithmone per kohen e luftes dhe per historite, perleshjet qe kishte kaluar. Sa here qe kujtoj keto histori, betohem se asnje here nuk do te mungoj tek Varrezat e Deshmoreve, pasi edhe babai im mund te ishte nje nder keta 28 mije", thote Seloja. Kur, e pyet nese ai vete ka qene ndonje dite partizan, apo ka luftuar, thote se vetem ka ndihmuar partizanet ne disa raste kur ndodheshin prane baneses se tij, "Une vete nuk kam luftuar, por kohen e luftes e kam perjetuar. Pavaresisht se kam qene femije, ose sapo kam hyre ne adoleshence, mbaj mend shume momente. Ajo qe na ngarkohej ne femijeve ishte qe shpesh here te ndihmonim partizanet ose prinderit tane, per t'u lidhur me keta te fundit", thote 67-vjecari. Sipas tij te gjithe femijet ne ate kohe, e dinin se cfare duhet te benin per te ndihmuar te rriturit. "Por ne femijet ishim te organizuar, grisnim flamuret e fashizmit, shponim gomat e makinave te tyre, rrembenim ndonje pushke per partizanet. Shperndanim komunikatat qe na i sillte motra ne shtepi, te cilat i shtypte naten" pohon Selo Peci. Duke puthur varrin e Qemal Stafes, ai tregon se deri sa ta lene fuqite dhe kembet, nuk do ndahet nga Varrezat e Deshmoreve. Nderkohe qe tregon se vite me pare, festat kishin nje tjeter entuziazem dhe se familjet e deshmoreve ate dite ishin me te vizituarat nga te afermit, por edhe nga persona te tjere.
Festa e 5 Majit
Prej vitesh shqiptaret jane mesuar qe 5 Maji, do te thote nderime per te gjithe te renet e Luftes. Me pare kjo feste do te thoshte parada dhe dite pushimi, si dhe nderime tek varrezat qe nga te vegjlit, te cilet mbanin edhe shallin e kuq tek Lapidari. Kurse sot nderimi i te reneve behet me buqeta me lule, si dhe me vizita te drejtuesve te qeverise dhe shtetit ne disa familje deshmoresh te njohura te qytetit. Homazhe jane kryer edhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit, ku banda frymore e Qendres Kulturore "Tirana" ka kenduar himni shqiptar. Politikane, veterane, te aferm te familjareve, kane vendosur kurora tek statuja e "Nenes Shqiperi" ne nderim te 28 mije deshmoreve.