E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kraja: Ja situata për gripin e derrit

Tashmë edhe mjekësia shqiptare si në mbarë botën e pranon që gripi i derrit mund të shkaktojë viktima edhe nëse personat e infektuar nuk vuajnë nga sëmundje të tjera të rënda. Gjatë një interviste për televizionin "Ora News", mjeku Dhimitër Kraja shpjegon se viktima më e fundit 18 vjeçarja nga Berati e cila ishte edhe tetë muajshe shtatëzënë, humbi jetën nga virusi A/H1N1 edhe pse ajo ishte e shëndetshme dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.
Aktualisht numri i viktimave të shkaktuara nga gripi i derrit ka shkuar në pesë. Ndërkohë që 12 persona janë shtruar në spitalin e infektivit dhe shtatë në Senatarium, nga këta persona 3 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa numri i personave të konfirmuar të prekur me virusin A/ H1H1 është 334 ku mosha mesatare e rasteve të prekura është 23 vjeç. Sipas ISHP deri sot në këtë Institut janë marrë 2357 mostra të grupmoshave 15-24 vjeç.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›