Kreu i ERE-s raporton në k.parlamentar

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta raporton para komisionit për rritjen e energjisë. Ai deklaroi se u vendos që çmimi i energjisë të rritej me 13 përqind pasi kjo ishte më e justifikueshme për të mbuluar koston e operatorit dhe për të mos dëmtuar shumë konsumatorin shqiptar. 'OSSH kërkoi që çmimi të rritej me 23 përqind, por humbjet të cilat dolën më të ulta se 38 përqind nuk e justifikuan një rritje të tillë", u shpreh ai.
Nepravishta deklaroi gjithashtu se deri në vitin 2015 pritet që të liberalizohet tregu energjitik në vend. Kështu konsumatori familjar do të ketë mundësi që të zgjedh operatorin që dëshiron . Kjo pritet që të ndikojë edhe që çmimi i energjisë të ulet.
Një tjetër pikë për të cilën u diskutua ishte dhe kontrata midis CEZ dhe qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë në katër vitet në vazhdim. Nepravishta u shpreh se vendimin për çdo rritje të çmimit e merr vetëm ERE dhe kjo do vendoset në bazë të humbjeve dhe faktorëve të tjerë ndikues.