E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri, akuza Rames per lidhje me mafien

Deputeti demokrat i Qarkut te Durresit njekohesisht Minister i Kultures, Ferdinand Xhaferri e quajti dje protesten e opozites, nje frike te kreut socialist, Edi Rama nga procesi i liberalizimit te vizave. I pranishem ne Kuvendin e 9-te te deges se Partise Demokratike ne Durres, Xhaferri tha se kerkesa e opozites per hapjen e kutive te votimit, eshte vetem nje justifikim i liderit te opozites. "Hallin, Rama nuk e ka tek kutite por e ka tek tmerri qe e ka zene, tek liberalizimi i vizave. Une i them Edi Rames, se eshte i vetmi politikan ne Shqiperi, qe nuk ka dale asnjehere perpara qytetareve dhe te beje kerkese per liberalizimin e vizave", akuzoi Xhaferri. Por sipas tij, kryetari i opozites, Rama nuk e pengon dot procesin e liberalizimit te vizave, qe sipas ministrit do te realizohet shume shpejt. Xhaferri tha se Rama e di shume mire, se me liberalizimin e vizave, del ne driten e diellit se Shqiperia merr nje standard te ri. "Shqiperia merr nje dimension te ri dhe marrin fund lidhjet e tij mafioze qe fillojne me Aldo Baren dhe mbetjet e tij, jane mbetjet e Aldo Bares ne Tirane ne Durres, ne Fier, ne Lushnje, ne Shkoder, Berat qe akoma frekuentojne zyrat e Edi Rames. Merr fund ky trafik me liberalizimin e vizave, merr fund edhe trafiku i lejeve te ndertimit qe fillon me Koco Kokdhimat qe ai ka ne Tirane", akuzoi ministri. Xhaferri akuzoi se cfare do qe te beje Rama, protesta dhe thirrje, ai nuk mund ta ndale procesin e liberalizimit te vizave dhe rrugen drejt Bashkimit Evropian. Nderkohe duke u ndalur tek punimet e deges se PD-se, Xhaferri tha se pavaresisht fitores ne zgjedhje, ka ende vend per analiza. Sipas tij, cdo zone duhet analizuar ne menyre qe te nise pergatitja per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. "Duke qene se po ndalemi ne zgjedhjet lokale, do t'i thosha dy fjale kryetarit te bashkise se Durresit. I nderuar kryetar, ke ndjekur te njejtin model te kryetarit tend, dhe une kam investiguar komisionin Rama dhe sikurse bente Rama me lejet e ndertimit ne Tirane, ka bere Dako me betonin dhe me firmen e tij te betonit", akuzoi ministri. Ne kete kuader, Xhaferri i beri thirrje kreut te pushtetit vendor Dako, per nje sherbim me te mire ne pastrim, ne planin urbanistik dhe ne infrastrukture. Ne fjalen e mbajtur, Xhaferri nuk harroi te falenderoje te gjithe ata qe realizuan fushaten elektorale dhe votuesit, qe besuan tek Partia Demokratike. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›