Leskaj: Ka nje plan konkret per ecurine e protestes
Deputetja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi dje se protestat per hapjen e kutive te votimit do te pershkallezohen. Pershkallezimi i protestave eshte perfolur sefundmi nga te gjithe zyrtaret e larte te opozites. Edhe pse nuk japin detaje per menyren se si opozita do te vazhdoje te protestoje pas mbylljes se protestes se djeshme per kutite e votimit, zera kryesore ne Partine Socialiste, shprehen se ka nje plan konkret per te realizuar qellimin e tyre. "Kjo nuk eshte mbyllja e protestes, por eshte fillimi i ri. Njerezit kane qendruar ketu 3 dite rresht dhe na kane kerkuar te mos nderpresim protestat. Do te kete ndonje nderprerje ditore, por serish do te kete proteste",-tha Leskaj. Ajo ben te ditur se cdo detaj do te behet i ditur ne ditet ne vazhdim. Deputetja socialiste beri te ditur se protesta e nisur te premten para Kryeministrise u mbyllen per te filluar seshpejti. "Ka nje plan per protesten, por cdo hap qe ka te beje me ecurine e ketij kundershtimi te madh ndaj qeverise se pavotuar, do te ece sipas nje plani konkret. Do ta bejme te ditur, te gjithe zhvillimin e protestes. E perfundojme ketu kete proteste qe theksoj eshte vetem fillimi", u shpreh zyrtarja socialiste. Sipas saj, pervec protestes masive, kjo padyshim eshte nje proteste qe i adresohet jo vetem te drejtave te shqiptareve per te drejtat e votes, por proteste qe synon t'i jape fund korrupsionit, varferise e te gjitha problemeve qe i marrin jeten sot padrejtesisht shqiptareve. Ajo nenvizoi qe nuk eshte e rendesishme se kur mbyllet protesta, por e verteta eshte se protesta qe kerkon hapjen e kutive do te vazhdoje.
Balla: Ne fituam betejen ndaj skeptikeve
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, theksoi se protesta e pati nje fitore pavaresisht kundershtive te Berishes per hapjen e kutive te votimit. "Ne e fituam betejen ndaj skeptikeve, pasi percollem nje mesazh te rendesishem",-tha Balla. Nderkaq deputeti socialist theksoi se mbledhja e grupit parlamentar socialist ishte thjesht konsultative dhe se nuk u dol ne asnje vendim perfundimtar. "Per ne, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha tashme ka rene", u shpreh nder te tjera deputeti socialist. Zyrtari socialist theksoi se me mbylljen e protestes maratone qe zgjati tre dite, eshte fillimi i tubimeve per hapjen e kutive.