E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama afat Berishes: Brenda 10 ditesh hap kutite ose zgjedhje

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i vendosi dje afat kryeministrit Berisha qe te hape kutite brenda 10 ditesh, ne te kundert do te vijojne protesta popullore ne te gjithe vendin qe do te ndalen vetem me zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Ultimatumi i kryesocialisti u dha gjate fjales se mbajtur ne mitingun permbylles se protestes maratone te opozites per hapjen e kutive. "Neqoftese brenda 10 ditesh, Sali Berisha nuk hap kutite e votimit per te mbajtur me pahir qeverine e tij dhe te mbajtur peng, duke shkaterruar shtetin dhe ekonomine e shqiptareve per interesat e familjes se tij, ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar si nje familje te vetme vlerash demokratike dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme", vendosi afatin Edi Rama. Ai iu drejtua te pranishmeve duke u thene se nje levizje e re popullore ka lindur ne Shqiperi. Sipas tij, rruge te mesme mes lirise dhe mungeses se lirise nuk ka, rruge te mesme mes te drejtes dhe padrejtesise nuk ka, zgjedhje te lira ose jo te lira, edhe te drejta edhe te padrejta, edhe me apo standarde dhe pa standarde nuk ka. "Populli opozitar me i bashkuar per lirine dhe me i shumte ne numer se asnjehere per te drejten sovrane, ka shkruar ne forme ultimative kerkesen e tij per qeverine: te hapen kutite e votimit, ose vala e protestes do te hapet ne gjithe Shqiperine, deri ne largimin e qeverise", u shpreh lideri i selise roze. Rama theksoi se pushteti iu mohon te drejten te shohin dhe ata do t'i mohojne pushtetit te drejten qe t'i qeverise. Ai apeloi se opozita kerkon t'i beje "autopsine zgjedhjeve te vdekura", qe zgjedhjet e ardhshme te mos "vdesin nga e njejta semundje". "Beteja jone per hapjen e kutive te 28 qershorit, per transparencen e plote te zgjedhjeve, per legjitimin e Parlamentit shqiptar do te vazhdoj me tej, ne nje beteje te rezistences aktive, politike e qytetare kudo, cdo dite e me cdo mjet te protestes, perballe nje qeverie qe brenda 10 ditesh duhet te zgjedhe perfundimisht; ose te hap kutite, ose te pranoj renien e saj", nenvizoi kryetari i PS. Ne fund te fjales, Edi Rama, falenderoi te gjithe qytetaret per mbeshtetjen, duke u thene se do te shihen se shpejti. Fjalimi i kryesocialisti solli edhe perfundimin e protestes tre ditore te opozites, per hapjen e kutive te votimit per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Vendimi per percaktimin e nje ultimatumi per kryeministrin Berisha eshte vendosur mbremjen e dy diteve me pare nga grupi parlamentar socialist.

AFATI

"Neqoftese brenda 10 ditesh Sali Berisha nuk hap kutite, ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar si nje familje te vetme vlerash demokratike dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme", u shpreh Edi Rama.

RRUGEZGJIDHJA

"Populli opozitar me i bashkuar per lirine dhe me i shumte ne numer se asnjehere per te drejten sovrane, ka shkruar ne forme ultimative kerkesen e tij per qeverine; te hapen kutite e votimit, ose vala e protestes do te hapet ne gjithe Shqiperine, deri ne largimin e qeverise",-tha kreu i PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›