Kranjcar u shkarkua për problem me alkool

Savicevic tha për një televizionit lokal se Kranjcar “kishte një problem të cilin u munduam ta fshehim, problemin me alkool”. Ndërsa, Kranjcar, ish reprezentues i Kroacisë, mohoi se ishte alkoolik dhe që varshmëria ishte arsyeja për shkarkimin e tij.
“Jam i befasuar me fjalët e Savicevicit”, tha Kranjcar për mediet kroate. “Ne u pajtuam se ndoshta ishte më së miri që dikush tjetër të udhëheq ekipin në dy ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese për Euro 2012”, shtoi ai.
Kranjcar ishte shkarkuar në shtator para ndeshjeve të fundit kualifikuese për Euro 2012 të cilat Mali i Zi i përmbylli me humbje në barazh nga Republika çeke këtë javë nën drejtimin e zëvendësuesit të tij Branko Brnovic. Kranjcar është babai i mesfushorit të Tottenhamit, Niko Kranjcar.