E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çorapet magjike

Mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Phil Jones ka besëtytni të pazakonshme që e ka përcjellë në karrierën e tij. 19 vjeçari ka treguar se para se të fillonte të mendojë se si do t’i ndalë sulmuesit e skuadrave kundërshtare, ai ka një tjetër dilemë, mbathjen e çorapeve. Të majtën e mbathë të parën kur luajnë si vendas, ndërsa të djathtën në udhëtim. Por, nuk merr fund me kaq.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Phil Jones ka bërë të ditur një ritual të pazakonshëm para ndeshjeve që ka ndihmuar zhvillimin e tij. Jones, i cili iu bashkua Djajve të Kuq në transferim me vlerë prej 16 milionë funte nga Blackburn në korrik, së fundmi ishte krahasuar nga selektori i Anglisë, Fabio Capello me legjendën e Italisë, Franco Baresi.

Ndërsa, 19 vjeçari ka treguar se para se të fillojë të mendojë se si do të ndal sulmuesit e skuadrave kundërshtare, ai para secilës ndeshje ka një tjetër dilemë, mbathej ne çorapeve.

“Kjo vërtetë tingëllon e marrë por varet se a luajmë në shtëpi apo mysafir”, tha Jones për tabloidin britanik Daily Mirror. “Gjithçka përcaktohet nga orari që kemi. Kur United luan në shtëpi atëherë së pari e veshi çorapen e majtë ndërsa kur jemi mysafir, të djathtën. Andaj, këtë fundjavë do të veshi së pari çorapen e djathtë sepse do të jetë Swansea-Manchester United”, theksoi ai.

Rutina është e thjeshtë. “Javën e ardhshme do të luajmë kundër Benficas në Old Trafford andaj do ta veshi së pari të majtën. Po ashtu nuk më pëlqen të shkeli vijat e bardha në fushë. Kur shkeli në një vijë të bardhë, pastaj e bëjë hapin e parë me këmbën që korrespondon se a jemi vendas apo mysafir”, shpjegoi ai.

Jones, i cili dallohet për aftësinë e paraqitjes në pozita të ndryshme në mbrojtje ndërsa u aktivizua në mesfushë gjatë fitoreve 1-0 të Anglisë ndaj Spanjës dhe Suedisë gjatë pushimit ndërkombëtar, po ashtu tregoi se besëtytnitë e tij nuk kanë të bëjnë vetëm me stadiume të futbollit.

“Kjo do të tingëllojë e tepruar por me siguri ju ka ndodhur të shkoni në një dhomë në hotel dhe të keni të varur dy peshqirë. Kur isha në detyrë ndërkombëtare javën e kaluar, kam marr peshqirin në anën e majtë sepse luanim në shtëpi kundër Spanjës. E di se është e çuditshme, por nuk kam se çka të bëjë. Askush nuk di asgjë rreth kësaj e as që e ka vërejtur ndonjëherë, edhe pse tani është zbuluar sekreti”, përfundoi Jones.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›