Britani, publikohen fotot e 14 kriminelëve të rrezikshëm, mes tyre 1 shqiptar
BRITANI- Hetuesit në Angli kanë publikuar emrat dhe fotografitë e 14 kriminelëve të rrezikshëm, të cilët kanë kryer krime të rënda në vendet e tyre dhe tashmë mund të jenë duke jetuar në Britaninë e Madhe.
Mes ketyre personave është një i shumë kërkuar shqiptar, 41- vjecari Ndricim Sadushi, i cili kërkohet në Shqipëri në lidhje me tre vrasje si dhe një tentativë vrasjeje në vitin 1997 dhe tashmë besohet se jeton në Angli.
Sadushi njihet si anëtar i bandës së Kateshit. Të dyshuar për vrasje, përdhunime dhe grabitje nga vende të ndryshme të botës janë në mesin e personave të shumë kërkuar, të cilët janë pjesë e listës së publikuar sot nga policia metropolitane në Londër.
Sipas hetuesit Pit Rauç, i cili drejton operacionin për arrestimin e këtyre krimineleve ku bën pjesë edhe i shumëkërkuari shqiptar Sadushi, shumë prej këtyre personave janë shumë të rrezikshëm dhe nuk duhen kontaktuar, por në dyshimin më të parë duhen njoftuar autoritetet Angleze.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)