E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, përplasen automjetet, një vdes dy plagosen

KUKËS- Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën si pasojë një person humb jetën, ndërkohë një cift ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se viktima është 45-vjecari Gazmend Korbi. Uniformat blu bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen në spitalin e Kukësit, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›