E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: “Koalicioni nuk do të prishet”

Autori i Lajmit: red.
Kryeetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së nuk do të prishet pas incidentit që ndodhi në seancën e kuvendit ndërmjet ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe zv/ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmani.
Krasniqi ka theksuar se koalicioni do të diskutojë dhe shumë shpejt do të tejkalohet kriza të cilën, ai e ka quajtur të panevojshme dhe të paarsyeshme. Krasniqi ka theksuar se interesi i vendit është që të kalohet çdo krizë që mund të shfaqet.
Ndërsa, i pyetur se a është dashur që edhe ministri Limaj ta tërheqë fjalën e tij, Krasniqi ka thënë se fjalët e paqëlluara që janë thënë, nuk dëshiron t i dëgjojë më.
Ndërsa ai e ka mbrojtur Limajn, duke thënë se ky nuk e ka thënë fjalën e tij kur ka diskutuar, por sipas Krasniqit, fjalët e Limajt, kanë qenë jashtë seancës.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›