UNMIK, rikonfigurimi në fund të tetorit
Autori i Lajmit: red.
Zyrtarët e administratës së Kombeve të Bashkuara në Prishtinë besojnë se në gjysmën e dytë të muajit tetor të këtij viti besohet se do të kryhet rikonfigurimi i UNMIK. "Nuk kemi datë të caktuar, por gjysma e dytë e tetorit do të jetë afati i fundit ku do të përfundojë rikonfigurimi i misionit të tonë në Kosovë. Reduktimi i personelit të UNMIK do të bëhet dukshëm, por nuk kam informacione konkrete për këtë çështje. Në Kosovë ka mbërritur një grup Task Force, i cili do të merret më këtë çështje", tha zëdhënësi i këtij misioni, Aleksandër Ivanko në konferencën e rregullt për media. Ai tha se UNMIK ende nuk është njoftuar se kur do të emërohet Zv/kryeadministratori i UNMIK në Kosovë, sepse siç tha ai "kjo varet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun". Ndërkohë shtypi i djeshëm i Prishtinës shkruante se Uashingtoni i ka bërë të ditur kreut të OKB-së Ban Ki Mun se është kundër emërimit të shefit të aktual të zyrës së UNMIK-ut në Beograd, Riçard Uilkoks si Zv/kryeadministrator i Kosovës, në vend të Lari Rosinit, post ky i rezervuar për amerikanët. Ivanko ripërseriti edhe njëherë qëndrimin e UNMIK, sa u përket strukturave paralele serbe në veri të Mitrovicës se "UNMIK me kohë e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për strukturat paralele dhe nuk ka filluar e as nuk pritet të nisë bashkëpunimin me to".
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008