E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi Kuvendi ska informacion per dialogun

Kuvendi i Kosovës nuk është informuar zyrtarisht për marrëveshjet arritura me Serbisë. Kështu deklaroi kryeparlametari Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe kërkoi që debati për këtë çështje të zhvendoset nga rruga në institucione. Ai iu referua aksionit të fundit të Lëvizjes Vetëvendosja e cila sulmoi me domate makinën zyrtare të kryenegociatores Edita Tahiri pas kthimit të saj nga Brukseli.

“Në shoqëri demokratike kur është fjala për partitë politike, debate duhet të zhvillohet në organet e partive politike, në këtë rast për tema të rëndësishme për  të ardhmen dhe qytetarët e saj, debate duhet të bartet në Kuvend, rruga nuk është për debat”-tha Krasniqi.

Ndërsa sa i përket imunitetit të deputetëve, një çështje kjo e risjellë në vëmendje pas konfirmimit të aktakuzës ndaj deputetit Fatmir Limaj, ai tha se Kuvendi e ka thënë fjalën e vet për këtë çështje e cila sipas tij përcaktohet shumë mirë në Kushtetutën e Kosovës.  

Në disa intervista për mediat lokale, Krasniqi e ka cilësuar të politizuar procesin ndaj deputetit Fatmir Limaj. Duke komentuar konfirmimin e aktakuzës për 10 ushtarë të UÇK-së, përfshirë edhe Limajn, Krasniqi ka thënë se  shpreson që gjykimi të të jetë mbi bazën e ligjeve, fakteve dhe dëshmive, jo mbi bazën e dëshirave të personave qoftë të brendshëm apo të jashtëm.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›