E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Libise feste pas fitores 1-0 ndaj Mozambikut

Mijëra tifozë kanë pritur si heronj futbollistët e kombëtares së Libisë, e cili mbërriti mbrëmjen e së hënës në Benghazi, pasi fitores 1-0 kundër Mozambikut në eliminatoret për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Përfaqësuesja libiane luajti për herë të parë nën ngjyrën e kuqe, të zezë dhe jeshile të flamurit të ri, ndërsa sulmuesi Rabe Allafi shënoi golin e vetëm të fitores. "Një nga objektivat tonë është të bëjmë popullin e lumtur”, ka bërë të ditur sulmuesi Ahmed Zuway për Reuters. Për shkak të gjendjes së rënë në Libi, ndersha u zhvillua në Kairo.

Megjithë kërkesën e autoriteteve egjiptiane që ndeshja të luhej pa tifozë për arsye sigurie, tifozët libianë qëndruan rreth stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre. Festa për fitoren në këtë ndeshje vijoi edhe me mbërritjen e skuadrës në Libi, ku mijëra tifozë mbushën rrugët e Benghazit.

Pas suksesit me Mozambikun, Libia është është ngjitur në vendin e dytë të grupit C, ndërsa në ndeshjen e ardhshme do të luajë në tranfertë pikërisht kundër Zambias, e cila kryeson renditjen e këtij grupi eliminator.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›