E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni me Izraelin Erdogan Do nderpresim marredheniet

Rritet edhe më shumë tenssioni mes Turqisë dhe Izraelit, pasi kryeministri turk Taip rexhep Erdogan njoftoi ngrirjen e lidhjeve me shtetin hebraik në fushën e industrisë së mbrojtjes. Ankaraja, madje, ka shtuar praninë e saj ushtarake në Mesdheun Lindor, duke i dhënë një përmasë të re konfliktit.

"Do të ndërpresin tërësisht, marrëdhëniet tregtare, ato ushtarake si dhe ato që lidhen me industrinë  embrojtjes. Ky process do të pasohet edhe me masa të tjera”-tha Erdogan.

Gjithçka nisi me një raport të Kombeve të Bashkuara për incidentin e flotiljes së Paqes, disa anije të së cilës u sulmuan nga ushtarët izraelitë për të penguar përparimin e tyre drejt Gazës nën embargo.

Ky sulm shkaktoi vdekjen e nëntë aktivistëve turq, dhe raporti i OKB-së nënvizonte së dhuna gjatë incidentit ishte e panevojshme. Tel AVivi refuzoi të kërkonte falje dhe Ankaraja dëboi ambasadorin izrealit nga territori i saj.

Refuzimi i Izraelit ka zemëruar Turqinë, e cila është fuqia e dytë ushtarake ndër vendet anëtare të NATO-s dhe kundërshtare e blokadës së Izrealit në rripin e Gazës, Erdogan, ka thënë se mund të vizitojë Gazën, që qeveriset nga lëvizja islamiste Hamas, në kuadër të një vizite në rajon që nis me Egjiptin në fund të këtij muaji.

Nga ana e tyre, autoritetet izrealite thonë se nuk dëshirojnë përkeqësimin e marrëdhënieve me Turqinë, por gjithsesi, nuk do të këkrojnë falje për incidentin.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›