E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: NATO e vlerëson Kosovën si një shtet të sigurt

Deklaratat e kreut të Aleancës Veri-atlantike për ristrukturimin e mëtejshëm të KFOR-it, sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, janë tregues i qartë se NATO tashmë e vlerëson Kosovën si një shtet të qendrueshëm, i cili nga një sfidë ushtarake, ka kaluar në një shkallë të re - atë të zhvillimit të demokracisë si shteti më i ri.

"Këtë duhet parë si një lajm të mirë për Kosovën, sepse kur NATO vlerëson se Kosova është storie e suksesit dhe se periudha për nevojën e prezencës së theksuar të saj ka përfunduar, atëherë del se niveli i sigurisë në Kosovë tashmë është i lartë dhe se këto çështje mund të menaxhohen nga institucionet vendore", deklaroi Krasniqi.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate ka theksuar se, aktualisht, Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake. Diplomatët në Bruksel kanë deklaruar për agjencitë e lajmeve, se ekziston mundësia e shkurtimit të forcave të NATO-s në Kosovë në më pak se 4 mijë trupa gjatë vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›