E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat kinezë, jo vetëm Google i rrezikuar por të gjithë

Mësohet se në këto kompani ka edhe nga ato që merren me sigurinë kombëtare. Këto denoncime janë publikuar në raportin e fundit të "Mandiant", një shoqëri sipërmarrëse e madhe amerikane, me qendër në Virxhinia, që merret me sigurinë informatike. Sipas këtij studimi, që u publikua nga revista "Ëired", sulmet informatike nuk kanë më si qëllim të marrin befasisht informacionet sekrete të shoqërive, por tashmë i spiunojnë ato në mënyrë konstante, ndonjëherë edhe për vite me radhë. Madje për të shpjeguar këtë kërcënim të sofistikuar dhe permanent, është krijuar edhe një neologjizëm me siglën "ATP" (Advanced Persistent Threats), "Kërcënime të Sofistikuara Permanente". Sipas "Mandiant" askush nuk është i parrezikuar nga këto sulme, që janë edhe të vështirë për tu identifikuar. Vetëm vitin e kaluar, një shoqëri amerikane për Mbrojtjen, zbuloi plot 100 sisteme komunikimi brenda rrjetit që ishin kompromentuar nga disa hakera të cilët e spiunonin që prej vitit 2007-të. Disa ditë më parë, edhe shërbimet sekrete britanike lëshuan një alarm analog për sigurinë e shoqërive britanike, menaxherët e të cilave spiunoheshin nga hakerat kinezë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›