SHBA-Iranit: Ende larg marrëveshja për programin bërthamor

SHBA thote se eshte ende larg një marrëveshje me Iranin, për sa i përket programit bërthamor të këtij vendi. Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se Irani nuk kishte bërë asgjë për të siguruar ndërkombëtarët se ishte gati të ndalonte progresin drejt krijimit të një arme bërthamore.
Një ditë më parë ministri i jashtëm iranian, Manoucher Mottaki deklaroi
në një konferencë se Irani ishte pranë pranimit të një oferte të 6
fuqive të mëdha, ofertë e cila parashikon dërgimin e uraniumit kashtë në
shkëmbim të karburantit bërthamor të pasuruar. Dyshimet e SHBA janë se
deklaratat e Iranit mund të jenë përpjekje për tiu shmangur sanksioneve
të reja të propozuara nga Amerika.
Anisa Braho