Krasniqi: Nuk kam ambicie për kryetar të Prishtinës

Ndërkohë që nesër pas orës 17:00 do të bëhet i ditur emri i kryetarit të Degës së PDK-së në kryeqytet, kandidati pretendent për këtë post, Memli Krasnqi, tha për KlanKosova se nuk ka ambicie që të behët kryetar i Prishtinës, por se ta fuqizoj PDK-në në Prishtinë.
“Ambicia ime nuk është që të jem kryetar i Prishtinës, por kryetar i degës së PDK-së për Prishtinën. Dëshira ime është që të forcohen strukturat e partisë në Prishtinë. Se kush do të jetë i emëruar si pretendent për të parin e Prishtinës duhet të jetë çështje tjetër. Por, nëse un zgjidhem nesër kryetar, do të shihem edhe si krah i djathtë për kryetar të ardhshëm të Prishtinës nga PDK-ja”, tha Krasniqi.
Ndryshe, procesi zgjedhor për zgjedhjen e strukturave drejtuese të PDK-së në Prishtinë është përcjellë me rivalitet ndërmjet Shemsi Veselit, Memli Krasniqit dhe Lirak Çelajt, të cilët kanë publikuar ambiciet e tyre për të kandiduar për postin e kryetarit të Degës së PDK-së në kryeqytet. /Indeksonline/