E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Pa njohur Kosovën, s’ka dialog me Serbinë

Prishtinë -Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se nuk do të ketë dialog me Serbinë. “Nuk mund të ketë dialog për çështje teknike me Serbinë, derisa ky vend nuk e njeh Kosovën të pavarur dhe nuk pushon të kontrabandojë krimin në Kosovë”, deklaroi ryetari Krasniqi.

Ai në një intervistë dhënë radios Evropa e Lirë, ka theksuar ai se përderisa Beogradi nuk e ka gatishmërinë për të ndërprerë kontrabandimin e mallrave, të njerëzve dhe të krimit në Kosovë, institucionet e Kosovës, por ndoshta edhe vetë institucionet ndërkombëtare nuk do të duhej të bënin kërkesa që të bisedohet me zyrtarë institucionesh të Serbisë. Krasniqi është shprehur i bindur se politika që ndjek Beogradi për qytetarët serbë të Kosovës, i dëmton shumë interesat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›