E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron 7 Marsin arsimtarëve

Shkupi -Me rastin e “7 Marsit“ ditës së arsimit shqip, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi, shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për të gjithë arsimtarët, pedagogët dhe profesorët shqiptarë. “Ju që gjithmonë dinit dhe dini që të mbjellni dritë mbi arsimin shqip këtu në Maqedoni dhe kudo tjetër, jeni dhe do të mbeteni elita më e çmuar dhe më e respektuar e kombit tonë. Vlera, dinjiteti dhe krenaria e kombit shqiptar janë atribute që ju takojnë vetëm juve, sepse të arriturat që ne sot i gëzojmë në sferën e arsimit dhe të civilizimit mbarëkombëtar, janë fryti i punës suaj të palodhshme dhe me shumë përkushtim që keni bërë për breza të tërë të rinisë shqiptare. Edhe njëherë Ju dëshiroj shëndet dhe përkushtim edhe më të madh për të ardhmen e arsimit shqiptar, për një të ardhme më të ndritur të kombit tonë, e ardhme kjo që do të na bashkojë me të gjithë popujt e civilizuar të Evropës dhe mbarë civilizimit botëror”, thuhet në mesazhin e liderit të PDSH-së. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›