E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strugë, sulm mbi simbolet e rilindësve shqiptarë

Strugë - Në Strugë kanë nisur problemet e ndarjeve etnike. Persona te panjohur kanë dhunuar edhe simbolet e rilindjes shqiptare. Bustet e rilindësve Dervish Hima dhe Ibrahim Temo janë shkarravitur me kryqe e parulla me gërma cirilike ku shkruhej VMRO-DPMNE.

“Këto akte të kujtojnë periudhat me te zymta te ish-Jugosllavisë, ku regjimi shkatërronte gjithçka qe nuk ishte jugosllave”, ka deklaruar përfaqësuesi i shoqatës se historianeve, Skënder Hasani.
Policia maqedonase ka bërë të ditur se po zhvillohen hetime rreth ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›