Ora: Më shumë kujdes për mësimdhënësit dhe gratë
Prishtinë -Partia Reformiste ORA, me rastin e Ditës së Mësuesit ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe veteranët e arsimit, ndërsa ka kërkuar nga institucionet që të kenë kujdes të shtuar si për veteranët e arsimit, ashtu edhe për mësimdhënësit që sot kontribuojnë në procesin mësimor.
“Partia Reformiste ORA uron te gjithë mësimdhënësit dhe veteranët e arsimit, që kanë qenë pishtarë të qëndresës shekullore për arritjen e aspiratave tona, për këtë ditë të rëndësishme për ta dhe shoqërinë kosovare, në të cilën ne kujtojmë të gjithë sakrificën që kanë bërë mësuesit tanë ne edukimin, arsimimin, emancipimin e brezave të tërë të shoqërisë tonë”, është thënë në konferencën e ORA-s të mbajtur të shtunën, të kryesuar nga liderja e kësaj partie, Teuta Sahatqija.
ORA gjithat ka uruar të gjitha gratë me rastin e Marsit, dhe ka apeluar që në këtë ditë të kujtohen gratë të cilat shoqëria i ka harruar, gratë të cilave lufta iu ka rrëmbyer familjarët e dashur, gratë të cilat për shkak të dhunës në familje jetojnë të izoluara pa dashurinë e njerëzve të afërt, gratë e harruara në shtëpitë e pleqve, mësueset tona, artistet të cilat kanë dhënë kontribut për shtetin për kulturën tonë - e që sot, sipas kësaj partie - ai shtet e ajo kulturë ka harruar se ekzistojnë. /telegrafi/