Jeremiç: Bisedimet me përfaqësuesin e OKB-së
Beograd- Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç ka paralajmëruar se të martën do të fillojnë bisedimet me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Kosovë rreth aplikimit të marrëveshjes së 6 pikave për Kosovën. “Shqiptarët edhe sot thonë se nuk do ketë bisedime, por prapëseprapë do të ketë. Ne kemi insistuar dhe të martën fillojnë bisedimet për implementimin e planit, që nuk është plan i Marti Ahtisaarit, por plani i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që është në përputhje me planin e Ahtisaarit”-ka theksuar Jeremiç.
Ministri i Jashtëm serb ka kritikuar shqiptarët për presion në terren. “Ne do të vazhdojmë që para Kombeve të Bashkuara të insistojmë në implementimin e asaj që ka vendosur Këshilli i Sigurimit”-ka shtuar ai.