E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajri në Tiranë, OBSH: 3-4 herë më i ndotur se normat e BE-së

TIRANE – Kualiteti i ajrit në kryeqytet po shkon gjithnjë e më shumë drejt rënies, duke ndikuar në mënyrë direkte në përkeqësimin e shendetit të qytetarëve dhe veçanërisht në rritjen e numrit të vdekjeve.

Në këtë përfundim kanë dalë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, të cilët theksojnë faktin se ajri sot në Tiranë është 3-5 herë më i ndotur në krahasim me normat e Bashkimit Europian.

Të dhënat janë publikuar sot gjatë një tryeze të organizuar nga OBSH-ja, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit.

“Nga të gjitha qytetet që ne kemi të dhëna, Tirana është ndër më të ndoturit në Europë. Kjo ndotje po shkakton demtime të rënda të shëndetit të qytetarëve. Rreth 500 vdekje po shtohen në vit, dhe kjo zë afërsisht 13% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve” deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ajri në Tiranë, OBSH: 3-4 herë më i ndotur se normat e BE-së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›