E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, sekuestrohen 11 kg kanabis, pranga 45-vjecarit

KAKAVIJË- Policia kufitare greke ka bllokuar 11 kg kanabis sativa mbrëmjen e djeshme në doganën greke të Kakavijës, ndërsa ka vënë në pranga një 45-vjecar nga Shqipëria me inicialet R.G.

Operacioni u krye falë bashkëpunimit të policisë kufitare greke dhe asaj shqiptare.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e shoferit, të maunes.

Burime të policisë kanë nisur hetimet për zbulimin e prejardhjes së lëndës narkotike, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur nga Lazarati dhe kishte si destinacion shtetin helen. Ndërkohë po punohet edhe për verifikimin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›