Landfildi i Bushatit, banorët të shqetësuar për ndotjen
SHKODËR- Banorët e komunës Bushat në Shkodër shprehen të shqetësuar për ndotjen masive të krijuar nga Ladfildi i krijuar prej mëse gjysëm shekulli.
Kjo pikë depozitimi i mbeturinave, e cila gjendet brenda pikës së verdhë ka kaluar kufijtë e ndotjes sipas banorëve.
Ndërtimi i Landfildit të Bushatit, një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë ishte një lajm shumë i mirë për t’i dhënë fund këtij problemi. Por, fatkeqësisht, edhe pse Landfildi ka kohë që ka nisur nga puna, Shkodra vazhdon të depozitojë mbeturinat pranë varrezave të dëshmorëve.
Me një investim rrethë 4.5 milion Euro, Landfildi është parashikuar të zgjidhë jo vetëm problemet e qytetit , por edhe ato të rajonit verior në përgjithësi.
Specialistë pranë bashkisë thonë se çmimi i vënë për çdo ton depozitimi të mbeturinave në këtë Landfild është më i lartë sa ishte parashikuar dhe për këtë nuk është bërë akoma hapi i duhur për të filluar bashkëpunimin e parashikuar.
(el.me/BalkanWeb)