Krasniqi: Shkëmbim eksperience mes nesh për institucionet

Tiranë, 8 prill, NOA Update Jemi duke u përpjekur për të ndërtuar një strukturë efiçente institucionale dhe këmbimi i eksperiencës me Shqipërinë në këtë aspekt, paraqitet e rëndësishme.
Kështu e ka komentuar bashkëpunimin institucional mes palëve, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë një konference për shtyp, organizuar në Tiranë nga homologia e tij shqiptare, Jozefina Topalli.
E falënderova Topallin për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore, sikundër e njoftova për zhvillimet politike që janë duke ndodhur në Kosovë, ka bërë me dijeni më tej, Krasniqi në fjalën e tij.Ndërsa ka shtuar se presim që së shpejti Shqipëria të bëhet pjesë integrale e Bashkimit Evropian dhe qytetarët e saj të kenë mundësi të lëvizin pa viza drejt tij.
n.e/NOA