Topalli: Raportet me Kosovën, model në rajon

Tiranë, 8 prill, NOA Update Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe model për bashkëpunimin mes dy vendeve në rajonin e Ballkanit.
Kështu i ka cilësuar ato kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj kosovar, Jakup Krasniqi.
Ndër të tjera, Topalli tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se shumë shpejt numri i vendeve që do njohin atë si shtet të pavarur do shtohet.
Vlerësojmë punën që ka bërë Kuvendi dhe qeveria e Kosovës, por edhe vetë qytetarët e këtij vendi në bashkëpunimin me Eulexin dhe ndërkombëtarët në tërësi, shtoi ajo.
Sipas Topallit, Kosova ka bërë përparime të dukshme dhe se Eulex duhet ti respektojë
institucionet e saj, duke shtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Kosovës nuk do cënojë pavarësinë e Kosovës.
Mes dy parlamenteve tona janë ratifikuar 56 marrëveshje, ndërsa 5 të tjera janë në proces dhe për to po negociohet mes dy parlamenteve tona, bëri me dijeni Topalli.
n.e/NOA
.