E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë, "mblidhet gjak" për të spërkatur institucionet qeveritare


Protestuesit anti qeveritarë në Tajlandë, kanë nisur të dhurojnë e të grumbullojnë gjak në Bangkok, në mënyrë që të mund ta shpërndajnë apo të spërkasin me të, hyrjen në institucionin qeveritar , si një protestë simbolike ndaj qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të reja në vend. Protestuesit e veshur me fanella të kuqe, po dhurojne gjak per ta derdhur në zyrat qeveritare, si shenjë kundër lidershipit aktual, që sipas tyre është i paligjshëm. Protestat kane hyrë në ditën e tretë dhe pjesëmarresit duken të vendosur për të vazhduar. Kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva refuzoi të hënën, kërkesën e "këmishave të kuqe" për të dhënë dorëheqjen dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Situata në fjale, e cila duket si një rrugë pa krye, është pjesë e përçarjes politike në vend, që filloi në vitin 2006 me rrëzimin e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra. Dhjetëra mijëra agjentë të forcave të sigurisë po qendrojnë në gatishmëri, ndërkohë që krerët ushtarakë të vendit u kanë bërë thirrje atyre që të mos tregohen agresiv me protestuesit. Lideri i protestës, Jatuporn Prompan thotë se grumbullimi i gjakut është bërë bërë mbi baza vullnetare dhe garantoi se dhurim i gjakut po kryhet në mbikqyrjen e ekspertëve. Ai tha se kjo sasi gjaku po jepet për demokracinë dhe drejtësinë në Tajlandë. Secili nga dhuruesit vullnetarë të gjakut, jep 10 cm kub gjak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›