Pastore mbetet në PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore ka mohuar mundësinë e largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ylli argjentinas spekulohej se është i pakënaqur në Parc des Princes dhe se mund të rikthehet në Serie A ku së fundmi është kërkuar nga Inter dhe Milan. Por, Pastore ka insistuar se dëshiron të mbetet në PSG.
“Është mirë të përcilleni nga klube si Inter dhe Milan. Kam dëgjuar shumë spekulime por e vërteta është se jam i lumtur në Paris dhe nuk ekziston asnjë mundësi për largimin tim. Forma ime aktuale nuk është ajo idealja por do të punoj për ta përmirësuar sa më parë”, deklaroi Pastore.