E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil, fantastik

Ndihmës-trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka ka lavdëruar ekipin e në veçanti mesfushorin Mesut Ozil, për fitoren 3-2 në udhëtim ndaj Valladolidit të shtunën mbrëma.

Ozil realizoi dy herë në fitoren e mundimshme të madrilenëve dhe Karanka beson se ishte reprezentuesi gjerman ai që inspiroi rikthimin e skuadrës nga disavantazhi 1-0 dhe 2-1.

“E gjithë skuadra u angazhua shumë. Ozil ishte fantastik. Puna që bëri është kur nuk kishte pronësinë e topit ishte e jashtëzakonshme. Ky është Ozil që të gjithë duam të shohim”, deklaroi Karanka në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›