E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi i dergon leter KiE-se pres mbeshtetjen tuaj akuzat kerkojne qe Kosova te mos njihet si shtet

Prishtine 24 dhjetor NOA-Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi i ka derguar nje leter vendeve anetare te Keshillit te Europes lidhur me raportin e Dick Marti.

Kjo leter eshte bere publike ne mediat kosovare dhe ka per permbajtje shqetesimin e Krasniqit dhe popullit te Kosoves.

Ky raport bazohet tek deklaratat e papergjegjshme te ish-Kryeprokurores Carla Del Ponte te cilat nuk jane gje tjeter vec nje inkurajim i ngaterrimit te fakteve me thashethemet dhe si nje rrezik per te revizionuar ato qe kane ndodhur me te vertete si dhe per te justifikuar deshtimin e saj si prokurore duke mos vene para drejtesise kriminelet e njohur te lufterave ne ish-Jugosllavi thuhet ne letren e ushtruesit te detyres se presidentit.

Menjehere kam shprehur indinjaten e thelle per kete raport absurd te mbushur me trillime te pastra fakte dhe hamendesi te paqena dhe te pavertetuara nga drejtesia nderkombetare vijon me tej letra.

Sipas Krasniqit prokuroria e Gjykates Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine i ka mbyllur keto hetime per shkak te mungeses se provave te bazuara.

Ne perfundim kreu i shtetit ne detyre ka kerkuar mbeshtetjen e vendeve te KiE-se duke thene se akuzat e raportit kane per qellim te pengojne njohjet nderkombetare te Republikes se Kosoves si dhe te dobesojne pozitat e qeverise se Republikes se Kosoves ne dialogun e ardhshem me Serbine.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›