E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Kosoves Materialet e mbledhura nga Marti kopetence e jona

Prishtine 24 dhjetor NOA-Vazhdon epopeja e ceshtjes se ngritur nga raportuesi i KiE Dick Marti kete here Prokuroria e Kosoves kerkon te drejten e vet.

Kjo prokurori ka kerkuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes qe te gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj tia dergoje ne kompetence Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves.

Prokuroria e Shtetit siguron Asamblene se pohimet nga Raporti i raportuesit te saj do te vleresohen si informata shume serioze te mbledhura nga nje parlamentar i saj dhe se do te bashkepunoje ngushte me te gjithe faktoret relevante per hetimin e drejte dhe te paanshem te informatave dhe te te gjitha pohimeve te prezantuara ne raport thuhet ne nje deklarate per media te Prokurorise se Kosoves.

Kjo prokurori udhehiqet nga nje prokuror i EULEX-it ndersa perbehet nga prokuror vendas dhe prokuror nderkombetar kryesisht nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Tribunali Hages i themeluar per te gjykuar krimet e luftes ne ish Jugosllavi ne praktiken e deritashme ka liruar persona te akuzuar per keto krime dhe asnje prokuror dhe as ish prokuroret qe kane vepruar prane ketij tribunali nuk kane te drejte qe mossukseset e tyre per ti deshmuar akuzat e ngritura tia atribuojne vendimeve te gjykatave perfundon deklarata e bere nga prokuroria e ketij shteti.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›