Teuta kundër kroates Slaven, Besa me serben FK Bezanija

Teuta kundër kroates NK Slaven Koprivnica dhe Besa kundër serbës
FK Bezanija në turin e parë eliminator të Kupës UEFA. Këto përfundime ofruan goglat e shortit të Kupës UEFA, te hedhura dje në selinë qendrore të UEFA-s për grupin e rajonit të mesdheut. Dy kundërshtarë të vështirë në letër duke parë edhe nivelin e futbollit të shkollës sërbo-kroate. Teuta, e cila merr pjesë për herë të pestë në Kupën UEFA duket se e ka më të lehtë kundërshtarin, në raport me Besën, fituese të Kupës së Shqipërisë, që do të bëjë edhe debutimin e saj në arenën e madhe europiane. Ndeshja e parë për Teutën, nënkampionen e Shqipërisë, do të luhet në Koprivnici, më 19 korrik, ndërsa ajo e kthimit në Durrës, më 2 gusht. NK Slaven Belupo merr pjesë në Kupën UEFA si finaliste e Kupës së Kroacisë, të fituar nga Dinamo e Zagrebit, njëherësh edhe kampione e atij vendi. Ndër tre lojtarët më të famshëm të këtij klubi është edhe futbollisti shqiptar Fatmir Vata, i cili ka luajtur në vitin 1999 (11 ndeshje, 1 gol)
Kush është FK Bezanija?
Themeluar: 1921 (Beograd)
President: Goran Mijatovic
Trajner: Ratko Dostanic
Stadiumi: FK Bezanija, 2000 vende
- Fillimisht ky klub ka patur emrin "Soko", por në sezonin 1955-1956 e ktheu në FK Bezanija. Është bërë anëtare e Federatës së Futbollit të Beogradit më 1952. Në sezonin 1965\1966 deri në 1998\1999 ka luajtur në Ligën e dytë të Beogradit. Një vit më pas, duhet thënë se ka nisur rruga e suksesit për këtë skuadër, kur fiton Ligën e Beogradit dhe bëhet për herë të parë anëtare e Zonës së Beogradit. Pas një viti, pranohet edhe në Ligën e Serbisë. Ky ishte suksesi më i madh i FK Bezanijes në Ish-Jugosllavi, duke u marr në konsideratë si një prej ekipeve me futboll të cilësisë së lartë.
- Suksesin më të madh ky klub e ka në sezonin 1999-2000, kur u përfshi në Ligën e dytë Federale. Pjesa më e madhe të futbollistëve të saj, janë me origjinë serbe. Për sa i takon organizimit, duhet të thënë se ecën në mënyrë të përkryer, ndërkohë që fusha e stadiumit është një nga më të mirat, kurse shkallët e stadiumit priten të shtohen edhe me 4000 vende të tjera. FK Bezanija bën një investim të madh në ekipet e moshave, cka bën diferencën me klubet e tjera në vend, teksa ka dhënë rezultate të shkëlqyera në këtë fushë.
Darko Bozovic (portier)
Slobodan Jankovic (portier)
Stefan Petrovic (portier)
Mario Durovski (mesfushor)
Stelo Glogovac (mbrojtës)
Nenad Vanic (mesfushor)
Ivan Dudic (mesfushor)
Dejan Osmanovic (sulmues)
Marko Nestorovic (mesfushor)
Vladimir Vukajlovic (mesfushor)
Vladan Pavlovic (mbrojtës)
Milovan Milovic (mbrojtës)
Milosh Stojcev (mesfushor)
Dushan Mihajlovic (mesfushor)
Zoran Supic (mbrojtës)
Marko Dalovic (mbrojtës)
Aleksandër Mijatovic (mbrojtës)
Danilo Mikolic (mbrojtës)
Bojan Markoski (mbrojtës)
Srna Knezevic (mesfushor)
Aleksandër Vasiljevic (mbrojtës)
Sasha Kolunija (mbrojtës)
Perika Stanceski (mbrojtës)
Nikola Gligorov (mesfush