Krasniqi i kundërpërgjigjet Medvedevit
PRISHTINE-Jakup Krasniqi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev për deklaratën e tij në lidhje me statusin e Kosovës, duke thënë se çështja e statusit është punë e kryer.
"Për mua dhe për qytetarët e Kosovës, çështja e Kosovës është kryer, statusi është zgjidhur, dhe në atë kohë kur populli shqiptar ka vetëvendosur për t'u shkëputur nga politika e genocidit dhe e robërisë dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, çështja e Kosovës është e zgjidhur", ka deklaruar Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë për demarkacionin fizik e ka quajtur të rëndësishme për Kosovën dhe për rajonin, ndërsa nuk ka pranuar se Kuvendi është ngutur me ratifikimin e saj, pavarësisht protestave të banorëve të Debëlldesë.
"Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Ne konsiderojmë se miratimi, ratifikimi i kësaj marrëveshje është i rëndësishëm për Kosovën dhe është i rëndësishëm për proceset që janë duke u zhvilluar rreth Kosovësö, ka thënë ai.
Kryeparlamentari ka folur edhe për raportin e progresit të Komisionit Evropian, duke theksuar se vërejtjet që janë dhënë për institucionet e vendit, sigurisht se do të debatohen në Kuvend. Ai ka thënë se raporti është real dhe pasqyron gjendjen dhe funksionalizimin e të gjitha institucioneve të Kosovës.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)