E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, fallcifikim diplomash, 2 në pranga

GJAKOVE-Policia e Kosovës ka vënë në pranga 2 ish punonjës të Shkollës së Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë, për falsifikimin e diplomave. Dy të arrestuarit njëri i moshës 65 dhe tjetri 66 vjeç, dyshohen se kanë marrë ryshfet shumën prej 14 mijë e 380 eurosh dhe 200 markash gjermane. Policia ka identifikuar edhe 57 persona të dyshuar nga Komuna e Malishevës, të cilët mund të jenë pajisur me certifikata të diplomës, të cilat dyshohet se janë të fallcifikuara.

“Diplomat janë lëshuar nga dy të dyshuarit, njëri ish-referent për çështje studentore dhe tjetri ish-sekretar në Shkollën e Lartë, tani në pension”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjithashtu policia ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është bërë kallëzimi penal në Prokurorinë Komunale në Gjakovë ndaj 60 personave. Sipas policisë, njësiti antikorrupsion në drejtorinë rajonalë të policisë në Pejë është duke zhvilluar hetime shtesë për ndërlidhjen e mundshme të personave të tjerë.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›