E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes së kufirit

PRISHTINE- Banorët e fshatit Debëllde në Kosovë kanë protestuar kundër marrëveshjes kufitare të nënshkruar mes Kosovës dhe Maqedonisë, një pakt që i hapi rrugën marrdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Nuk bëhet fjalë për 2500 hektarë tokë por për 22 hektarë , e cila i kalon Maqedonisë. Banorët e fshatit Debëllde kundërshtojnë kalimin e tokave të tyre në anën maqedonase dhe kanë paralajmëruar se kurrë nuk do ta falin atë zonë. Në parrugat e tyre ata kanë kritikuar deputetët kosovarë që miratuan marrëveshjen. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë së Kosovës, të shqyrtojë kërkesat e banorëve për kthimin e pronave dhe kompensim të tyre pasi nuk i kanë shfrytëzuar ato për 9 vite me radhë. Ata kanë kërcënuar se do të ashpërsojnë veprimet e tyre dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi për atë që mund të ndodhë.
Banorët thonë se Kodra e Furës është një pikë strategjike nga e cila mund të shohësh 3 qytete, Kumanovën, Gjilanin por edhe Preshevën. Në fakt për të shkuar në Kodrën e Furës është pothuajse e pamundur për shkak të rrugës së keqe. Kjo është dhe arsyeja që për 9 vite që nga lufta, tokët e fshatarëve të debëlldesë nuk janë punuar.
Një tjetër qëndrim vjen nga komisioni kosovar për përcaktimin e vijës kufitare. Sipas këtij komisioni, Kosova nuk ka falur asnjë centimetër tokë.
Autoritetet kosovare këmbëngulin se nga demarkacioni kanë fituar të dyja shtetet dhe kjo është një cështje e madhe strategjike që duhej zgjidhur.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›